Aktorja Olta Gixhari ka deklaruar se nuk po e përballon dot më qëndrimin larg djalit të saj në BBV. Gjatë një bashkëbisedimi me banorët, u shpreh se s’mund të qëndrojë më pa djalin e saj dhe se ishte bërë pjesë e spektaklit vetëm për një muaj. Mes lotësh u shpreh se po e shkatërron mungesa e Amar. Olta ka thënë se nuk e mendoi që do të qëndronte kaq gjatë në lojë.