Pas spektaklit të së martës, aktorja Olta Gixhari ka shpërthyer në lot. Pranë saj u gjend Armaldo. Olta i tha se dëshiron të largohet pasi ndihet shumë e ngarkuar dhe çdo gjë i duket e dhunshme. Armaldo i ka qëndruar afër, e ka këshilluar dhe i ka dhënë forcë që të mos dorëzohet. Olta e ka përsëritur disa herë se dëshiron të largohet nga shtëpia. Duke qëndruar në lavanderi, Olta është shprehur se nuk e ka fuqinë që e kanë banorët e tjerë brenda shtëpisë së Big Brother VIP.