Hetimet për dosjen e keqpërdorimit të fondeve të IPARD mund të marrin një tjetër kthesë. Gjatë qëndrimit në Tiranë, drejtoresha e zyrës antimashtim e Bashkimit Europian, e njohur si OLAF, pati një takim me kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani, të cilit i ofroi ekspertizë për zbardhjen e rasteve komplekse të mashtrimit me fondet e unionit europian.