Pasojat e koronavirusit në shkallë globale kanë qenë absolutisht shkatërrimtare. Kur ka kaluar më shumë se një vit në pandemi, kriza shëndetësore, mbyllja e kufijve dhe izolimet vazhdojnë të prekin miliona njerëz në botë. Por, disa destinacione kanë bërë një performancë shumë më të mirë se të tjerat në menaxhimin e virusit. Zelanda e re, është lëvduar gjerësisht për mënyrën se si ka menaxhuar krizën ndaj nuk ishte edhe aq surprizë për shumëkënd që një nga qytetet e saj është përzgjedhur si qyteti në të cilin jetohet më mirë në botë për 2021. Oklandi është renditur i pari në klasifikimin e 140 qyteteve të botës, falë suksesit të tij në vënien nën kontroll të pandemisë shpejt cka mundësoi heqjen e kufizimeve më herët.