Një komision i Kombeve të Bashkuara që heton situatën në Siri ka ngritur alarmin për aktivitetin ushtarak të Izraelit brenda territorit sirian, duke paralajmëruar se disa prej veprimeve të kryera mund të përbëjnë krime lufte. Sipas raportimit, operacionet ushtarake izraelite në jug të Sirisë janë bërë gjithnjë e më të vazhdueshme, teksa inkursionet tokësore, patrullimet, bastisjet dhe kontrollet e përsëritura kanë ndikuar drejtpërdrejt te popullsia civile.