Operacioni Forca e Ligjit në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, i ka dërguar kërksën me shkrim 4 të denuarve. Bajram Hidri, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale ''Kultivimi i narkotikëve'', “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ”; Hil Ndreca banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; Albert Malçi, banues në Mat, i dënuar për veprën penale "Vrasja me paramendim", e kryer në bashkëpunim; Altin Nogaj banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.