Duhen edhe 36 ditë kalendarike që Operacioni Forca e Ligjit të përfundojë afatin ligjor, por burimet thonë se Ministria e Brendshme po planifikon shtyrjen pa përcaktuar se për sa kohë. Mungesa e rezulateve dhe zgjatja në kohë e proceseve përtej afatit të parashikuar duket se po detyron Ministrinë e Brendshme të kërkojë një shtyrje të efekteve të Operacionit Forca e Ligjit përtej kufirit të vendosur më 31 dhjetor.