Kina do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtarë rreth testimeve të vaksinave eventuale për COVID-19, tha ministri kinez i Shkencës dhe Teknologjisë. Zhvillimi “i një vaksine është strategjia jonë thelbësore në përpjekjet tona për ta mposhtur koronavirusin e ri”, tha ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Wang Zhigang, duke shtuar se zbulimi i një vaksine merr kohë. Kina është duke kryer testime në njerëz në pesë studime të ndara, që kanë për qëllim të gjejnë një vaksinë për sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi.