Vrasja e Saimir Jakut në vitin 2016 vijon të jetë ende e pazbardhur, edhe pse i vetmi person që ndodhet i arrestuar është Dorian Keqi, për të cilin është ofruar edhe statusi i të penduarit, por që nuk është pranuar prej tij. Oferta për Keqin është bërë në qelitë e burgut nga një prokuror dhe oficer i Policisë Gjyqësore, që i kanë kërkuar të japë deklarime rreth mënyrës së organizimit dhe vrasjes së ish-zyrtarit Saimir Jaku dhe plagosjen e mikut të tij, Gjergji Prengës.