Numri i ndërmarrjeve hungareze në Shqipëri është rritur si në sasi, ashtu edhe në vlerë në vitet e fundit. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në vitin 2020 numri i ndërmarrjeve me kapital të pjesshëm apo të plotë hungarez në Shqipëri arriti në 34, nga vetëm 15 të tilla që regjistroheshin në vitin 2015.