Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha ofensiva e re në Gaza do të niste shumë shpejt, ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB-së dëgjoi kërkesa të reja për t'i dhënë fund vuajtjeve në enklavën palestineze. Netanyahu, duke folur pasi kabineti i tij i sigurisë miratoi të premten një plan shumë të kritikuar për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të "përfundonte punën" e nisur dhe të mposhtte Hamasin për të liruar pengjet e marra.