Dhjetra pasagjerë të fluturimit të së shtunës nga Malpensa e Milanos për në Rinas, i kompanisë Wizz Air denoncojnë se pasi u sorollatën nëpër qiell për orë me radhë përfunduan sërish në Milano. Ata akuzojnë kompaninë se nuk u siguroi transport me taksi për në hotele dhe për papërgjegjshmëri. Në denoncimin e mbërritur në Top News, ata thonë se odiseja e udhëtimit të tyre mori udhë mbrëmjen e së shtunës, kur një avion i kompanisë Wizz Air i nisur nga Milano në orën 20:30 minuta nuk u ul në Rinas me arsyetimin e motit të keq. Avioni, pasi ka qëndruar për një orë në ajër ka fluturuar sërish për në Itali, ku është ulur në aeroportin e Barit rreth orës 22:00.