Top News – OBSH: Remdesiviri të mos përdoret për trajtimin e pacientëve me COVID-19
20/11/2020 12:20

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka këshilluar institucionet shëndetësore që të mos e përdorin ilaçin antiviral Remdesivir për të trajtuar pacientët me COVID-19, që janë të shtruar në spital. Një panel i OBSH-së tha se ilaçi nuk ka “ndonjë efekt të rëndësishëm” në mbijetesë ose në uljen e kohës së shërimit. Grupi i Zhvillimit të Udhëzimeve të OBSH-së (GDG) tha më 20 nëntor se nuk kishte “asnjë provë të bazuar në të dhënat aktuale në dispozicion që ky ilaç përmirëson gjendjen e pacientit”. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe dhjetëra vende të tjera kanë dhënë miratim të përkohshëm për përdorimin e ilaçit antiviral që e prodhon Gilead Sciences, pasi një hulumtim fillestar tregoi se mund të shkurtojë kohën e shërimit te disa pacientë me koronavirus të shtruar në spital. Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili doli pozitiv për koronavirusin në fillim të tetorit, u trajtua me Remdesivir si dhe ilaçe të tjera. Paneli tha se rekomandimi i tij për mjekët bazohej në të dhëna nga katër hulumtime ndërkombëtare të rastësishme që përfshinin më shumë se 7.000 pacientë të shtruar në spital me sëmundjen. Provat zbuluan se Remdesiviri nuk kishte asnjë efekt domethënës në uljen e vdekshmërisë, nevojën për ventilim mekanik, kohën e rikuperimit dhe faktorë të tjerë. Sidoqoftë, paneli tha që rekomandimi i tyre nuk do të thotë që Remdesiviri nuk ka përfitime. Remdesivir u krijua për herë të parë si një ilaç eksperimental për të trajtuar Ebolën.

Top News – Putin po dështon në Ukrainë! Mobilizohet NATO: Të bëjnë më shumë
14/10 15:21
Top News – Irani ndryshon taktikë lufte… / Shton sulmet në Hormuz para zgjedhjeve në SHBA
14/10 15:21
Top News – IA te furrat e televizorët tanë / Anthropic lëshon alarmin: Replikon veten brenda muajsh
14/10 15:13
Top News – Bullgaria në alarm, anijet nën sulm / I bashkohet nismës së NATO-s kundër dronëve
14/10 15:03
Top Channel/“Luftë” për buxhetin, Shqipëria “me yll”: Çfarë pritet nga samiti i BE-së në tetor!
14/10 14:38
Top News – Rusia zemëron Japoninë / Arrestohet gazetari nën akuzën për spiunazh
14/10 14:07
Top News – Digjet stacioni i trenit në Paris/ 100 zjarrfikës në ‘luftë’ me flakët, tym i zi në qiell
14/10 14:06
Top News – Hodhi në erë ‘Nord Stream’ / Ish oficeri ukrainas del në gjyq në Gjermani
14/10 13:55
Top News – Policia gjermane ‘arreston’ robotin /‘Ngacmoi seksualisht’ një vajzë, në pranga 2 të rinj
14/10 13:54
Top News – ‘Ditë e zezë për Turqinë…’ / Policia bastis televizionin opozitar, ndalon transmetimin
14/10 13:36
Top Channel/Mediat e huaja për protestën:Mori kthesë të dhunshme, studentët protestojnë për arsimin!
14/10 12:13
Top News – Meloni sërish kundër Trumpit / Marrëveshja me Rusinë, ‘zgjedhje shumë e rrezikshme’
14/10 12:04
Top News – Trump nis ‘shpimin masiv’ në Grenlandë / Naftë e gaz nën akullin 1.6 kilometra të trashë
14/10 11:55
Top News – SpaceX ndëshkon Ukrainën / Kufizon operacionet e Starlink duke penguar ushtrinë
14/10 11:55
Top News – ‘Putin tallet me Trumpin’ / Raketat hipersonike valë valë mbi Kiev, vendi në terr
14/10 11:51
Top News – Papa diagnostikohet me kancer / Vatikani konfirmon: Operacioni ishte i suksesshëm
14/10 11:43
Top Channel/ Papa me kancer në mushkëri, Vatikani: Operacioni përfundoi me sukses të plotë!
14/10 11:11
Top News – Gjashtë sulme pas armëpushimit…Putin s’e dëgjon Trumpin, godet centralet në Ukrainë
14/10 09:44
Top Channel / Lajm tronditës! Papa Leoni XIV me kancer! Sëmundja i ka prekur mushkërinë
14/10 00:16
Top Channel / Aferat që larguan ambasadoren në Greqi! E hoqi Trump
14/10 00:14