Top News – OBSH ndez dritën jeshile/ Vaksina e AstraZeneca-s për të gjithë variantet
11/02/2021 12:29

Një grup pune i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i përbërë nga ekspertë të imunizimit rekomandoi përdorimin e vaksinës AstraZeneca Covid 19 për të gjitha moshat, si dhe në rajone ku janë të përhapura llojet e ndryshme të virusit. Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve të OBSH-së për imunizimin (SAGE) e bëri rekomandimin nga selia e agjencisë në Gjenevë. Paneli shqyrtoi vaksinën këtë javë pasi Afrika e Jugut ndaloi përdorimin e saj të dielën pasi një studim nga një universitet atje tregoi se ilaçi siguronte vetëm mbrojtje minimale nga varianti që u zbulua për herë të parë në atë vend. Paneli bëri vlerësimin me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe për të informuar më mirë punonjësit e sistemit të kujdesit shëndetësor në mbarë botën që tashmë administrojnë vaksinën. Por rekomandimi i këtij grupi nuk nënkupton miratimin zyrtar të OBSH-së për përdorimin emergjent të kësaj vaksine, i cili pritet të jepet pas gati një jave. Deri më tani, OBSH-ja i ka dhënë autorizim për përdorim emergjent vetëm vaksinës së kompanisë Pfizer, megjithëse vendet dhe rajonet e tjera individualisht kanë autorizuar vaksina të tjera. Drejtuesja e shkencëtarëve të OBSH-së, Dr. Soumya Swaminathan tha megjithatë se vendimi i panelit përfaqëson një “moment të rëndësishëm” sepse vaksina e kompanisë AstraZeneca kërkon ruajtjen në temperatura frigoriferike, jo në temperaturat shumë më të ftohta të nevojshme për vaksinat e kompanisë Pfizer, duke e bërë kështu më të lehtë dhe më pak të kushtueshme shpërndarjen.

Top News- Policia marshon drejt Ministrisë së Brendshme, “në ndjekje” të protestuesve
22/12 21:20
Top Channel/ Kërkesat e opozitës në shesh/ PD njofton se tubimet do të vazhdojnë
22/12 20:52
Top Channel/ Bomba molotovi drejt Kryeministrisë, 1300 policë në luftë me protestuesit
22/12 20:51
Top Channel/ PD nis protestat kombëtare pas 5 foltoresh para kryeministrisë
22/12 20:51
Top Channel / Shpërndahen protestuesit, punëtorët e bashkisë nisin pastrimin e rrugëve
22/12 20:36
Top Channel/ Pas bombave molotov te Kryeministria, Berisha ‘shëtitje” deri te Kuvendi
22/12 20:36
Top News- Molotovë drejt Kryeministrisë, plasin flakët…momenti i tensioneve
22/12 20:11
Top Channel/ Pengmarrje dhe dhunë, zbardhet dosja e SPAK për AKSHi, skema që përdorej
22/12 20:03
Top News- Protestuesi provokon policët, nis dhuna në protestë
22/12 19:59
Top News- Përplasen makinat në Fier/ Aksident dhe në Lukovë, plagoset 15-vjeçari
22/12 19:57
Top Channel/ Protesta, Berisha: Edi Rama është bëjnë kufomë politike, funerali do ja bëjmë ne
22/12 19:46
Top Channel/ “Na pyesin, çfarë do bëjnë këta?”, Berisha: Ja do vdesim ja do rrojmë për liri
22/12 19:43
Top Channel/ Berisha: Ramën do ta heqim, askush mos të ketë iluzion që ai ikën me votë, kurrë
22/12 19:42
Top Channel/ Protesta, Berisha: Një prokuror guximtar pezullojë zëvendëskryeministren
22/12 19:40
Top Channel/ Protesta para Kryeministrisë, kreu i PD: Ja ku jemi sot, më të vendosur se kurrë
22/12 19:40
Top Channel/ Protesta e PD, Berisha: Rama, hidhi sytë këtij Bulevardi, nuk do njihesh më si…
22/12 19:40
Top Channel/ I riu demokrat: Ne jemi e ardhmja, ne do e çojmë Shqipërinë në Evropë
22/12 19:23
Top Channel/ “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”, protestuesit brohorasin për liderin e PD-së
22/12 19:05
Top Channel/ Elda Hoti: Ne nuk kemi qeveri, t’i rrezojmë një orë më parë
22/12 19:02
Top Channel/ Berisha me deputetët e PD dhe mbështetës në protestë, hidhen shashka
22/12 19:01
DIGITALB DIGITALB