Libreza e vaksinimit në BE synon të ndihmojë për përballimin e pandemisë, por Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rezerva të mëdha në lidhje me të. “Përdorimi i pasaportës së vaksinimit nuk rekomandohet nga OBSH, por gjithashtu besoj se siç e shohim mund të jetë e pashmangshme”, është shprehur kështu drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge.