Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka asnjë provë që tregon se vaksina kundër koronavirusit AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku. OBSH-ja tha të hënën se është duke i rishikuar raportet se kjo vaksinë ka shkaktuar probleme të tilla te disa njerëz që e kanë marrë. Disa vende evropiane kanë pezulluar përdorimin e saj, pasi dhjetëra njerëz të vaksinuar kanë raportuar probleme me mpiksjen e gjakut.