Muajin e shkuar OBSH rekomandoi që nga lista e ilaceve anti virale për trajtimin e pacientëve me covid 19, të hiqet remdesiviri. Por, pavarësisht këtij paralajmërimi, mjekët në kosovë vazhdojnë ta rekomandojnë atë. Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se nuk është ndaluar përdorimi i remdesivirit, pasi kjo është lënë në dorë të mjekëve.