Atë që studiues italianë e pohonin prej disa kohësh, OBSH-ja tashmë e zyrtarizon: gjasat që asimptomatikët, pra personat që duken dhe ndihen të shëndetshëm, të infektojnë të tjerët me koronavirus, janë shumë të vogla. “Duket se është mjaft e rrallë që një person asimptomatik ta transmetojë më tej sëmundjen”, tha epidemiologia Maria Van Kerkhove, udhëheqësja teknike e OBSH-së për koronavirusin. Ajo përsëriti se koronavirusi përhapet përmes pikave të pështymës, të cilat mund të lëshohen kur dikush kollitet ose teshtin.