Obsesioni i Donald Trump për të fituar Çmimin Nobel për Paqen, cmim ky që ndahet muajin e ardhshëm mund të ketë hasur në një pengesë; pavarësinë kokëfortë të Komitetit Norvegjez të Nobelit, i cili këmbëngul për AFP-në se nuk mund të lëkundet. Që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë në janar, Trump e ka bërë të qartë se dëshiron çmimin prestigjioz, të cilin rivali i tij demokrat Barack Obama e fitoi për habinë e shumë njerëzve menjëherë pas marrjes së detyrës në vitin 2009.