Marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare duhet të intesifikohen jo vetëm me vendet e Bashkimit Europian, por edhe me Emiratet e Bashkuara, Indonezinë, Filipinet, Kenian e Katarin. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në konferencën e ambasadorëve, ku shpalosi para përfaqësuesve të diplomacisë direktivat për shërbimin e jashtëm.