Top News-‘O le le, protesta s’është qeverisje’/ Braçe: S’kemi kohë të qajmë, të garantojmë shërbimet
14/06/2026 13:30

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me protestat e qytetarëve, ku përmes një deklarate në rrjetet sociale ka theksuar se është një e drejtë demokratike, por nuk zëvendëson qeverisjen. ‘O le le o le le protesta nuk është qeverisje! Protesta paqësore është një e drejtë legjitime, element thelbësor i demokracisë; Duhet të mësohemi me të, ta pranojmë si të tillë; doemos një qeveri nuk është rehat me protestën përballë, por punë e madhe. Qeveria nuk është për të qarë protestën, me të e prej saj; qeveria është për të qeverisur! Qeverisni! Këtë bëni, qeverisni!’ Sipas socialistit, qeveria nuk duhet të fokusohet te reagimi ndaj protestuesve, por të shërbejë për vendin, në një stinë ku edhe emergjencat rriten. ‘Duhet të qeverisim, të bëhemi gati nga pikëpamja mjedisore, veçanërisht me zjarret, nga pikëpamja shëndetësore, veçanërisht me ndikimin në shëndetin e të moshuarve, fëmijëve dhe të sëmurëve kronikë, nga pikëpamja e punës, veçanërisht për të mbrojtur punëtorët, shëndetin e tyre kur punojnë në natyrë, nga pikëpamja e shërbimeve, veçanërisht për furnizimin me ujë për përdorim familjar e bujqësor; po hyjmë në sezonin e lartë të turizmit – fluksi më i madh vjen tani e duhet të jemi gati me gjithçka, përfshirë edhe shërbimet që vitin e kaluar nuk ishin apo nuk funksionuan; Të gjitha këto janë emergjencë! Protesta është në rrugën e saj legjitime; protestuesit po bëjnë punën e tyre; puna e qeverisë është të qeverisë vendin dhe të shërbejë! Edhe ata në protestë duan shërbime, ndërkohë që janë shumë më shumë që nuk janë në protestë që meritojnë shërbime. Kjo është puna e qeverisë; nëse nuk e bën, kot që rri!’

Top News – Protestat në Shqipëri dhe Gjeorgji. Tbilisi akuzon BE për qëndrim me dy standarde
21/10 17:27
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë në rrugën e Durrësit
21/10 16:00
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë te ministria e Arsimit dhe Kryeministria
21/10 16:00
Top News – Karriget hidhen sërish. Oferta e dytë e Ramës për dialog refuzohet nga studentët
21/10 15:41
Top Channel/ “Dhuna traumatizon të miturit”. Sociologia: Shkakton ankth, stres dhe humbje të besimit
21/10 15:24
Top Channel/ Avokati i Popullit heton dhunën: 118 persona në ambiente me kapacitet për 60
21/10 15:23
Top Channel/ Protestat përfshijnë Greqinë. Studentë kërkojnë uljen e kostos së jetesës e studimeve
21/10 15:21
Top Channel/ Franca nxjerr ushtrinë në rrugë. Mobilizimi para protestave të së shtunës
21/10 15:20
Top Channel/ Fischer: Dhuna nuk sjell zgjidhje. Historiani amerikan: Korrupsioni shqetësim serioz
21/10 15:18
Top Channel/ Kuvendi rikthehet pas protestave. Territorialja në rend dite, Rama udhëton drejt Budvës
21/10 15:14
Top Channel/ Rama: Masa të ashpra për dhunën. Regjistër për protestuesit e dhunshëm
21/10 15:11
Top News- Trazirat në ditën 8, 11 të arrestuar/ Policia ndalon autorin e zjarrit në Komisariatin 3
21/10 15:11
Top Channel/ Pedagogët në protestë. Sindikata shpall bojkot. Protestuesit përmbysin karriget e Ramës
21/10 15:09
Top Channel/ Putin “i bindet” kërkesës së Trumpit: Rusia liron qytetarin amerikan Stephen Hubbard!
21/10 15:06
Top News – Rama: Një pakicë kinse pedagogësh nuk dënojnë dhunën
21/10 15:05
Top News – Rama për studentët: Paguajmë gjysmën e qirasë për ata që plotësojnë kushtet
21/10 14:27
Top News – Sejko garanton qytetarët. ‘Sistemi bankar, plotësisht funksional dhe me likuiditet’
21/10 14:14
Top Channel/ Protestat e dhunshme, Ministria e Drejtësisë merr masa, vendos dritare hekuri
21/10 14:14
Top Channel/ Në Gjirokastër nuk ka bojkot/“Eqrem Çabej” vijon mësimin, rektori:S’e njohim sindikatën
21/10 13:58
Top Channel/ ‘E shtuna ditë e rëndësishme’, Berisha: Rama mendoi se po lante duart me falangat…
21/10 13:57