Ish agjenti i FBI-së, Charles McGonigal e konsideron borxh shumën prej 225 mijë dollarëve që morri nga ish punonjësi i shërbimeve sekrete shqiptare, Agron Neza. Në një artikull të “The Neës York Times” jepet panorama e plotë se si e rekrutoi oligarku rus, ish agjentin e FBI-së që dikur kishte për detyrë ta hetonte atë. Në aktakuzë nuk paraqitet asnjë favor që ish zyrtari i FBI-së mund të ketë kryer në këmbim të parave të marra nga Agron Neza. Përkundrazi në drejtësinë amerikane, çështja e pagesës shqiptare përmendet vetëm për mosdeklarim të ardhurash. Pra, McGonigal nuk ka deklaruar paratë e marra nga Agron Neza në vitin 2017, megjithatë nuk faktohet në asnjë moment se këto para janë dhënë si rryshfet për të përfituar nga detyra e Charles McGonigal në FBI.