Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për ta liruar nga qelia për rastin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, vrasje e marrë përsipër nga nipi i tij, Elvis Shkambi. Me argumentin se nuk është ai autori i krimit ku veç gjyqtarit që humbi jetën u plagosen edhe dy persona të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar mga Shkalla e Parë. Gjon Shkambi pretendon se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që zbrazi armën ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.