Qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në Veri, në afërsi të Zveçanit, duke ngritur barridaka dhe u mbledhur në grupe. Sipas mediave në Kosovë, në vendin e ngjarjes, janë parë burra të maskuar dhe gra. Arsyeja e barrikadave ende nuk është bërë e ditur, por ka informata se kjo vjen pas një arrestimi në veri. Shefi i Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkovic, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiq, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.