Jo në të gjitha KZAZ-të numërimi i votave po shoqërohet me tensione. Në këtë KZAZ të vendosur në Tiranë numëruesi i Partisë Demokratike ka marrë me sportivitet rezultatin, duke numëruar me zë të lartë fletët e votimit dhe shkaktuar ilaritet në sallë, aq sa edhe vetë deputeti Erion Braçe e filmon dhe qesh me të.