Përmes një letre dërguar ministres së Financave, Anila Denaj, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka kërkuar qeverisë që të mos penalizojë Vlorën, por të zhbllokojë fondet e investimeve për rrugët. Në përgjigje të shkresës dërguar në adresë të tij nga ministrja e Financave, lidhur me “Projektin e rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare(Vlorë-Orikum”, kreu i shtetit i kujton Denajt se nuk i ka kthyer ende përgjigje zyrtare për procedurat e ndjekura për huan e Bankës së Fondit Saudit për Zhvillim.