Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk do të kalojnë për miratim këtë të enjtë në Kuvend, siç ishte planifikuar. Data 1 tetor ka qenë afati I fundit për të kaluar këto ndryshime në votim në senacë plenare, por tashmë kjo do të ndodhë në një moment të dytë. Mësohet se shtyrja u bë për arsye që të lihet kohë për të arritur një konsesus midis mazhorancës dhe opozitës për dy draftet që janë tashmë në tryezën e Këshillit Politik, atë të PD-LSI dhe atë të opozitës parlamentare.