Qeveria argumenton zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës me dështimin e vënies në punë të këtij aeroporti brenda afateve të përcaktuara në kontratë. Në shkresën që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i ka dërguar shoqërisë Vlora International Airport dhe dy kompanive aksionere të saj thuhet se “janë konstatuar një sërë shkeljesh kontraktore dhe problematikash, që lidhen me mosrealizimin e objektit të koncesionit brenda afateve të kontratës”.