Prokuroria e Posaçme kërkon pushimin e hetimit për Selim Çekajn, i akuzuar për trafikimin e 49 kg kokaine nga Ekuadori në Shqipëri. Çekaj është babai i Arbër Çekajt, i dënuar për trafikimin e 613 kg kokaine. Nga hetimi i SPAK nuk është provuar dijenia e Selim Çekajt mbi drogën, qe u gjet në një kontenier babanesh të porositur nga një kompani nën administrimin e tij.