Vijimi i aksionit opozitar, organizimi i protestave dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale ishin temat që u diskutuan mes kreut të PD, Sali Berisha dhe grupeve të punës së qarkut Tiranë këtë të martë në selinë blu. Berisha theksoi se Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga protesta, duke e cilësuar atë si një element thelbësor të betejës politike kundër qeverisjes së Edi Ramës. ‘Shpërthimi rinor të mos shkojë dëm. Ne nuk heqim dorë nga protesta, pasi protesta është pjesë e jona’, mësohet se u shpreh Berisha gjatë takimi duke kërkuar vijimin e mobilizimit dhe angazhimit të strukturave të Partisë Demokratike.