Në aksin rrugor Lushnje Berat në zonën e Çifligut, një automjet ka dalë nga rruga paraditen e kësaj të hëne duke përfunduar në një kanal anësor. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit nuk ka arritur të shmangë një parakalim të rrezikshëm, duke humbur kontrollin e makinës. Si pasojë, automjeti ka devijuar nga rruga dhe ka rënë në kanal.