Parku Kombëtar i Lurës vijon të digjet prej ditësh si pasojë e zjarreve duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje. Policia e Dibrës njofton se ka nisur hetimi në gjendje të lirë për shpërdorim detyre për shefin e monitorimit të Parkut kombëtar dhe ndaj dy rojeve të mjedisit. Sipas bluve, personat në fjalë, nuk kanë marrë masat e nevojshme për ruajtjen, mbikëqyrjen dhe mbrojtjen nga zjarri të territorit në përgjegjësinë e tyre. Si pasojë, janë djegur disa hektarë sipërfaqe pyjore. Për zjarrin nuk ka ende autor, ndërsa policia thotë se po heton për identifikimin e personave përgjegjës. Aktualisht zjarri në Parkun kombëtar të Lurës është përhapur në tre drejtime. Mëngjesin e së premtes është vendosur nën kontroll perimetri pranë banesave dhe është evituar rreziku për djegien e tyre. Nga ajri kanë operuar 2 avionë Air Tractor, ndërsa puna vijon në drejtimet e tjera ku zjarri ruan intensitet.