Akuzat dhe shkembimi i replikave mes Partisë Demokratike dhe Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” nuk kanë të ndalur. Ish deputetja Jorida Tabaku, ka akuzuar kryetarin e bashkisë Erjon Veliaj se ka gënjyer për fondet e rindërtimit të shkollës, dhe me planin e tij e te qeverisë vetëm sa kanë fryrë kostot. Sipas saj vlera e rindërtimit u rrit deri në 4.5 mln euro, 8 herë më e lartë se sa shkollat e ngjashme që ndërton BE.