Top News – ‘Nuk puqesh me Milon kështu …’ Ndërron jetë në moshën 84 vjeçare aktori Birçe Hasko
23/05/2026 13:50

U shua në moshën 84 vjeçare, Birçe Hasko, një ndër emrat më të spikatur në plejadën e aktorëve të kinematografisë shqiptare, që ndër vite veshi petkun e dhjetëra personazheve të dashur për publikun dhe dhuroi batuta që i kanë rezistuar kohës. Lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit Birçe Hasko e dha miku dhe bashkëpunëtori i tij, Mevlan Shanaj, i cili e portretizon si njeriun që solli karakterin popullor të jugut dhe i dha emrin konkretësi mjeshtrisë së interpretimit.