Top News – “Nuk po ia dalim me covid 19″/ Gjermania, masat mund të shtyhen pas 10 janarit
04/01/2021 12:24

Politikanët drejtues në Gjermani janë pro zgjatjes së masave kufizuese për koronën pas 10 janarit. Po sa do të zgjasë lockdown-i? “Për shkak të shifrave ende shumë të larta, është e nevojshme që masat dhe kufizimet të zgjaten edhe më tej,” tha Ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spahn. Aktualisht në njësitë e kujdesit intensiv është arritur numri maksimal i pacientëve me korona . Dhe tani duhet të zvogëlohet numri i infeksioneve dhe të mbahet në nivele sa më të ulëta për një periudhë më të gjatë kohore. “Kjo është më mirë sesa t’i lirojmë masat shumë herët dhe të përballemi përsëri me pyetje të vështira brenda pak javësh,” tha politikani i CDU-së, I cituar nga DW. Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder (CSU) bëri thirrje në “Bild am Sonntag” për kufizime të rrepta edhe për tre javë të tjera: “Lockdown-i duhet të zgjatet deri në fund të janarit, heqja e parakohshme do të na kthente sërish mjaft pas,” shprehet ai. Edhe krerët e landeve të tjera federale të prekura fort nga koronavirusi kërkuan gjithashtu gjatë një tele-konference me kolegët e tyre një zgjatje deri në fund të janarit. Kurse landet më pak të prekura duan të presin për të marrë një vendim të ri edhe disa ditë. Qeveria federale vete e mbështet zgjatjen masave kufizuese. Të martën, Kancelarja Angela Merkel (CDU) do të vendosë së bashku me kryeministrat e landeve federale mbi zgjatjen e masave kufizuese. Takimi telefonik i kryeministrave të landeve shërbeu si parapërgatitje per kete mbledhje, ku nje nga pikat më të diskutueshme eshte çështja e kopshteve dhe e shkollave. Landet me numër të lartë infektimesh duan t’i mbajnë kopshtet dhe shkollat të mbyllura, ndërsa ato me numër më të ulët kërkojnë që shollat të hapen sa më parë duke ofruar orë mësimore alternative ose kombinim të mësimit në klasë dhe online për klasat e larta.

Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top Channel/ Stuhia Charles drejt Ballkanit. Erë mbi 80 km/orë në det dhe rrebeshe të forta në Veri
10/11 15:23
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54
Top News – Hegseth rrezikon shkarkimin… / Sekretari i Luftës në telashe për konfliktin në Iran
10/11 13:50
Top News – Irani e la Francën të uritur / Sabotoi frigoriferët në supermarkete, Parisi akuzon
10/11 13:49
Top Channel/ Izraeli drejt qeverisë së re, Eisenkot nis negociatat për shumicën parlamentare
10/11 12:22
Top Channel/ Avionë të tjerë amerikanë shpërngulen nga nje baze tjeter ajrore britanike!
10/11 12:03
Top News – Në nivelin më të ulët të karrierës së tij / Mbështetja për Trumpin 32 për qind
10/11 12:03
Top News – Ukraina, ‘fleksibilitet’ në bisedime/ Nisin negociatat në Abu Dhabi, SHBA është optimiste
10/11 12:00
Top News – Suficiti i Kinës mbi 1 trilion USD / Bumi i Inteligjencës Artificiale rrit eksportet
10/11 11:57
Top News- Lufta e paqja, Zelenski sfidon Putin: Takohemi në Antarktidë për t’i dhënë fund konfliktit
10/11 11:56
Top News – Arrestohet vëllai i Viktor Orban / Akuzohet për trafik njerëzish, ‘Operacioni Purgatori’
10/11 11:56
Top News – Trump: FBI po heton bosin e Nvidia / Thellohen polemikat me Kinën, presidenti ‘i habitur’
10/11 11:39
Top Channel/ Lufta e Ukrainës: Nisin në Abu Dhabi bisedimet trepalëshe mes Kievit, Moskës e SHBA-së!
10/11 11:35