Tre persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohen se kanë marrë peng një 28-vjeçar dhe më pas e kanë dhunuar. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja u zbardh pas kallëzimit të babait të të dhunuarit, i cili denoncoi se djali i tij ishte marrë me forcë nga disa persona. Menjëherë pas denoncimit, uniformat blu identifikuan, lokalizuan dhe vunë në pranga tre autorët e dyshuar, dy vëllezër, si dhe kushëririn e tyre.