Edhe pse Kristi u eliminua nga "Big Brother VIP", bileta e fatit e ktheu në shtëpi. Nëse ai nuk do ishte kthyer Keisi do kishte dalë pas tij. Edhe pse lidhja e tyre u krjiua brenda shtëpisë, duket se dyshja e kanë marrë mjaft seriozisht raportin e tyre. Luizi nga ana tjetër e ka pyetur nëse e dashuron Keisin. Kristi iu përgjigj pyetjes pa asnjë problem pavarësisht se në bisedë ishte prezent edhe Sabiani. Ai tha se akoma nuk e konsideron dashuri ate që ndjen për të, por që lidhja ka premise të bëhët e tillë.