Presidenti rus, Vladimir Putin e ka mirëpritur propozimin e liderit autoritar bjellorus, Aleksandër Lukashenko për të mbajtur një raund të ri të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake. Putin, i cili është takuar me Lukashenkon në Shën Petersburg, ka thënë se stërvitjet ushtarake do të mbahen në shkurt apo mars të vitit të ardhshëm në Bjellorusi. Ky njoftim vjen teksa trupat ruse gjenden të pozicionuara afër Ukrainës, gjë që ka rritur shqetësimet e Perëndimit.