Top News – Nuk ndalet koronavirusi/ Austria zgjat izolimin deri me 7 shkurt
17/01/2021 18:51

Austria e ka zgjatur masën e izolimit deri më 7 shkurt, në përpjekje që të frenojë përhapjen e koronavirusit, teksa autoritetet kanë frikë se mund të regjistrojnë rritje të rasteve për shkak të varianteve të reja të virusit, që janë më ngjitës. Kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se mbajta e distancës do të ashpërsohet dhe tani qytetarët obligohen që të mbajnë dy metra distancë nga njëri-tjetri dhe jo një metër siç ishte më parë. Ata po ashtu duhet të mbajnë maska mbrojtëse kur përdorin transportin publik dhe kur hyjnë në dyqane dhe nuk mund të përdorin më maska të bëra nga pëlhura. Austria kishte vendosur masën e izolimit nga 26 dhjetori i vitit të kaluar dhe ishte paraparë që kjo masë të ishte në fuqi deri më 24 janar. Kurz tha se Austria duhet që ta ulë nivelin e infektimit në 50 raste të reja në 100,000 banorë, gjatë shtatë ditëve të ardhshme. Aktualisht, Austria ka 131 raste për 100,000 banorë. Kancelari austriak po ashtu tha se rihapja e dyqaneve, e shkollave dhe shërbimeve të tjera, të tilla si sallonet e floktarisë do të ndodhë më 8 shkurt. Por, ai shtoi se rihapja e restoranteve dhe hoteleve nuk do të ndodhë gjatë muajit të ardhshëm. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, që prej fillimit të pandemisë, Austria ka regjistruar mbi 393,000 raste me koronavirus. Prej tyre, mbi 7,000 pacientë kanë vdekur.

Top Channel/ Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private
15/11 23:13
Top Channel/ Kaos në Evropë nga kërcënimet me bomba, alarmohen aeroportet dhe mijëra shkolla
15/11 23:10
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09