“Nuk mund t’i besojmë djallit”, tha presidenti ukrainas volodimir Zelenski në asamblenë e përgjithshme të kombeve të bashkuara ndërsa i kërkoi botës të bashkohej për ti dhënë fund agresionit rus mbi vendin e tij. Në fjalimin e tij plot pasion, zelenski tha se moska e pajisur me armë bërthamore, duhet të ndalet në mënyrë që të mos ta cojë botën në luftën e madhe. Ai po ashtu akuzoi rusinë se po kthen gjithcka në armë, nga ushqimi e deri tek energjia.