Kuvendi i Shqipërisë shprehu indinjatën e thellë dhe mosdakordësinë e plotë për vendimin e padrejtë të Hages ndaj katër ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Pozita dhe opozita dolën mbështetën një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës shpreh shqetësim për standardet e dyfishta të ndjekura për trajtimin e krimeve të së shkuarës në Ballkan.