Top News/ Nuk mund të fitosh, po na shkatërron! Pelosi paralajmëron Bidenin: Sondazhet flasin qartë
18/07/2024 14:28

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, i tha privatisht Presidentit Joe Biden në një bisedë të fundit se sondazhet tregojnë se presidenti nuk mund ta mposhtë Donald Trumpin dhe se Biden mund të shkatërrojë shanset e demokratëve për të fituar Dhomën e Përfaqësuesve në nëntor, nëse ai vazhdon të kërkojë një mandat të dytë, sipas katër burimeve të njohur me bisedën. Presidenti u përgjigj duke i thënë Pelosit se ai ka parë sondazhe që tregojnë se ai mund të fitojë, tha një prej burimeve. Sipas tij, Biden u vendos në pozicion mbrojtjeje në lidhje me sondazhet. Në një moment, Pelosi i kërkoi Mike Donilon, këshilltarit për një kohë të gjatë të Bidenit, të jepte informacionet më të fundit mbi të dhënat e sondazheve. Kjo bisedë, është e dyta e publikuar nga mediat amerikane, mes Pelosit dhe Bidenit, që nga debati katastrofik i 27 qershorit. Ndërsa data e saktë e bisedës nuk ishte e qartë, një burim tha se ajo është zhvilluar javën e kaluar. Pelosi dhe Biden kishin folur po ashtu edhe në fillim të korrikut. Asnjë nga burimet nuk tha ndërkohë nëse Pelosi i kërkoi Bidenit në këtë bisedë që të largohet. Pelosi i ka kaluar javët pas debatit duke dëgjuar shqetësimet e kolegëve të saj. Ajo bëri bujë kur tha në një intervistë javën e kaluar se “I takon presidentit të vendosë nëse ai do të kandidojë. Ne të gjithë po e inkurajojmë atë që të marrë atë vendim, sepse koha po kalon”. Kur u pyet për koment, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andreë Bates nuk iu përgjigj pyetjes së CNN.

Top Channel/ Meksikë, 64 viktima nga përmbytjet dhe 65 persona rezultojnë të humbur
13/10 23:24
Top Channel/ Shpërthen festa pas paqes, mijëra izraelitë vërshojnë në sheshe
13/10 23:10
Top News- Lot gëzimi e trishtimi në Tel Aviv e Gaza, lirohen pengjet dhe të paraburgosurit
13/10 23:00
Top Channel/ Trump: Gaza ndërtohet lehtë, Lejuam Hamasin në rolin e policisë
13/10 22:56
Top News- Shokohet Papa, një person urinon mbi altarin e Bazilikës së Shën Pjetrit para besimtarëve
13/10 22:45
Top News- Bombat e pashpërthyera në Gaza, 10 për qind e tyre rrezikojnë të plasin
13/10 22:45
Top News- Kërcënime me bojkot, pse u tërhoq Netanyahu? Çfarë ndodhi mes liderëve botërorë
13/10 22:45
Top News- Nënshkruhet pakti i paqes për Gazën/ Trump hedh firmën: 3000 vite për të ardhur këtu
13/10 22:15
Top News- Rusia do sulmojë NATO, Inteligjenca gjermane paralajmëron: Berlini në shënjestër
13/10 22:00
Top Channel/ Paqja, Trump firmos marrëveshjen dhe paralajmëron: Tani e ka radhën Rusia
13/10 19:55
Top News – ‘Do të përfundojë keq për të gjithë…’ / Rusia kërcënon Trumpin për raketat Tomahawk
13/10 15:37
Top News – NATO tallet me Rusinë: Nëndetësja u prish / ‘Në gjah për mekanikun më të afërt’
13/10 15:29
Top News – Momenti për të cilin janë lutur…Pamjet prekëse, pengjet izraelite kthehen në shtëpi
13/10 15:21
Top Channel/ Trump në parlamentin izraelit: “Agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”!
13/10 15:21
Top News – ‘Agimi i një Lindjeje të Mesme të re’ / Trump ngre në këmbë parlamentin izraelit
13/10 15:19
Top News – Ndërprenë fjalimin e Trumpit: Njihni Palestinën! Ligjvënësit izraelitë përjashtohen
13/10 15:10
Top News – Trump ‘ligjëron’ Hamasin / ‘Dritë jeshile’ për sigurinë e brendshme në Gaza
13/10 14:59
NUK PËRMBAHET Trump/ Në 8 muaj mbylla 8 LUFTËRA, plasin DUARTROKITJET
13/10 14:57
Top News – Macron nuk do të dorëhiqet! Vota e mosbesimit kërcënon qeverinë e tij të re
13/10 14:45
Top News – Alice lëshon ‘ferrin’ mbi Spanjë / Rrugët si lumenj të tërbuar, mijëra të evakuar
13/10 14:45