Operatori i energjisë në Ukrainë tha të martën se dimri i acartë ka lënë më shumë se 1 mijë qytete e fshatra pa energji elektrike në nëntë rajone të vendit dhe i kërkoi banorëve të kursejnë energjinë pasi sistemi është dobësuar shumë nga sulmet ruse. Konsumi i energjisë ishte në nivelet më të larta këtë javë pasi temperaturat ranë deri në -15 gradë celcius në disa pjesë të vendit.