Top News – Nuk më duhet Ligji Ndërkombëtar! Trump: Pushteti kufizohet vetëm nga ‘morali im’
09/01/2026 13:54

Donald Trump thotë: “Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar” dhe se pushteti i tij është i kufizuar vetëm nga “morali” i tij. Në një intervistë të re me Neë York Times, Trump tha se i vetmi kufizim i pushtetit të tij si president i SHBA-së është “morali dhe mendja e tij”. “Është e vetmja gjë që mund të më ndalojë”, tha Trump, duke shtuar: “Nuk po kërkoj të lëndoj njerëzit”. Ai vazhdoi të pranonte se administrata e tij duhej t'i përmbahej ligjit ndërkombëtar, por edhe tha: “Varet se cili është përkufizimi juaj i ligjit ndërkombëtar.” Trump, i cili foli ndërsa administrata e tij po shqyrton "një gamë opsionesh" në përpjekjet për të marrë kontrollin e Grenlandës, theksoi gjithashtu rëndësinë e pronësisë. "Pronësia është shumë e rëndësishme," tha Trump, duke shtuar: "Sepse kjo është ajo që mendoj se është psikologjikisht e nevojshme për sukses. Mendoj se pronësia të jep diçka me të cilën nuk mund ta bësh me një kontratë qiraje ose një traktat. Pronësia të jep gjëra dhe elementë që nuk mund t'i marrësh thjesht duke nënshkruar një dokument". Trump gjithashtu hodhi poshtë shqetësimet se vendimi i tij për të rrëzuar Nicolás Maduron si president i Venezuelës do të vendoste precedentin e një pushtimi të mundshëm kinez të Tajvanit ose përpjekjes së Rusisë për të kontrolluar Ukrainën. Duke justifikuar sulmet e SHBA-së ndaj Venezuelës, Trump përsëriti pretendimet e tij kontraverse se Maduro dyshohet se kishte dërguar anëtarë të bandave në SHBA. "Ky ishte një kërcënim i vërtetë... Nuk kishte njerëz që vërshonin në Kinë. Nuk kishte drogë që vërshonte në Kinë. Nuk ishin të gjitha gjërat e këqija që kemi pasur ne. Nuk kishit burgjet e Tajvanit të hapura dhe njerëzit që vërshonin në Kinë”, tha Trump, duke shtuar se asnjë kriminel nuk po “vërshonte në Rusi”. Ai tha se nuk besonte që presidenti kinez Xi Jinping do të merrte kontrollin e Tajvanit, duke i thënë Neë York Times: “Varet prej tij, çfarë do të bëjë. Por unë ia kam thënë qartë atij se do të isha shumë i pakënaqur nëse do ta bënte këtë dhe nuk mendoj se do ta bëjë. Shpresoj që të mos e bëjë”. Trump shtoi: “Ai mund ta bëjë kur të kemi një president tjetër, por nuk mendoj se do ta bëjë me mua si president”.

Top Channel /Macron: Anglia do kthehet në BE /Presidenti: Përshëndes qëndrimet Burnham
30/09 23:53
Top News-Tentativa për rrëmbimin e avionit/ Reagon Ambasada e Izraelit në Shqipëri: Na shënjestrojnë
30/09 22:51
Top News- Hapësira ajrore nën sulm, BE jep rekomandimet: Ja zonat ku ka rrezik
30/09 21:45
Top News – Erdogan mbyll median. ‘Bën propagandë për LGBTQ+, shkatërrojnë familjen’
30/09 20:45
Top News- Si u shmang tragjedia dhe sulmi me thikë në kabinën e pilotit, çfarë ndodhi?
30/09 20:05
Top Channel/ Sulm terrorist, Netanyahu: Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte avionin Dubai-Izrael
30/09 19:59
Top News – Irani merr përgjigje nga SHBA / Propozoi kthimin e armëpushimit, Trump ‘hesht’
30/09 18:14
Top News – Nafta e Irakut në dorën e SHBA / Trupat u larguan por Uashingtoni kontrollon të ardhurat
30/09 15:22
Top Channel/ Anglia do të rikthehet në BE? Burnham:”Marrëveshja post-Brexit bëri shumë dëme”!
30/09 15:22
Top News – Në shënjestër të ‘paparacëve’ / Fëmijët e Princit Harry ‘ndiqen’ në shkollë
30/09 15:18
Top News – Burnham paralajmëron rikthim në BE: BREXITI shkaktoi më shumë dëm se sa dobi
30/09 15:07
Top Channel/ Avioni i “Flydubai”, dalin detaje të reja: Ndihmëspiloti qëlloi kapitenin me thikë!
30/09 15:06
Top News – Heq dorë nga S-400 për F35-at / Erdogan ‘mërzit’ Rusinë, Kremlini: E marrim mbrapsht
30/09 15:05
Top News – ‘Menduam se nuk do dilnim gjallë’, tmerr në bord, ndihmës piloti godet me thikë kapitenin
30/09 14:54
Top News – Trump i quan ‘komunistë’ / Demokratët kundërshtojnë etiketimin: Jemi kapitalistë
30/09 14:28
Top News – Paralajmërim bërthamor për NATO-n / Rusia ‘tregon dhëmbët’: Mos prekni Kaliningradin
30/09 14:25
Top News – Irani, mesazh zgjedhësve amerikanë: ‘Votoni kundër aleatëve të Trumpit në Kongres’
30/09 14:12
Top Channel/ Greqia rrit ndihmën për naftën/ Subvencioni për dieselin bëhet 15 cent për litër
30/09 12:27
Top Channel/ “Nuk e marr rrogën si president”, ankohet Trump: “Askush nuk më falenderon”!
30/09 12:08
Top News – IA tregon si të ndërtosh armë biologjike / Kina lëshon alarmin, fillon hetimi i brendshëm
30/09 11:59