Top News – Nuk mbetet pa prekur as Kosova! Kërkohen hetime për falsifikim votash
07/03/2021 14:26

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që të nisë menjëherë hetimet rreth dyshimeve për falsifikim të votave brenda Qendrës për Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Reagimi i DnV-së vjen pas publikimit të disa materialeve nga një media lokale në Kosovë, në të cilën – sipas këtij koalicioni – tre persona dyshohet se diskutojnë lidhur me falsifikimin e votave të kandidatëve subjekteve politike në QNR. Radio Evropa e Lirë nuk e ka konfirmuar vërtetësinë e këtyre materialeve. “Audio dhe regjistrimet video tregojnë se si numëruesi i votave jep çmimin për ndryshimin e votave brenda kandidatëve të listës së një subjekti politik. I dyshuari po ashtu tregon se sa para kishte marrë ai dhe dy persona të tjerë brenda QNR-së për të ndryshuar votat e një kandidateje për deputete të Kuvendit të Kosovës, që ajo të bëhej pjesë e legjislaturës së VIII”, thuhet ne reagimin reagimin e këtij koalicioni në Facebook. Demokracia në Veprim u ka bërë thirrje edhe deputetëve, që mund te kenë dyshime për falsifikim të rezultatit, që përveç ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, të bashkëpunojnë dhe me organet shtetërore të drejtësisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shpalli në 4 mars rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, i cili tregonte se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, duke siguruar 58 vende në legjislaturën e re. Partia Demokratike e Kosovës është larg saj me 19 vende e pasuar nga LDK-ja me 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me tetë deputetë. 208 ankesa janë dërguar deri tani që prej shpalljes së rezultatit përfundimtar.

Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19