Në ceremoninë e mbajtur në spitalin Memorial Rajonal të Fierit, i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama dhe ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu. Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë fjalës së tij premtoi një tjetër rritje rroge për mjekët, teksa tha se shërbimi në spitalet publike është tashmë në një nivel tjetër. Sipas kryeministrit të gjithë spitalet që do të pajisen me kartën e autonomisë menaxheriale, dhe mjekët do të kenë mundësi të punojnë edhe jashtë orarit duke ofruar shërbim ekstra.