Top News/ Nuk kemi më para! Ministri gjerman përballet me fermerët protestues
15/01/2024 15:53

Ministri gjerman i financave, Christian Lindner, u përball të hënën me mijëra fermerë që protestojnë kundër rritjes së taksave dhe tha se nuk kishte më para për subvencionimin e tyre. Berlini thuajse ka ngrirë nga demonstrimi, që ka parë një prej shesheve qendrore të qytetit të mbushet me kamioncina e traktorë ndërsa rreth 10 mijë fermerë u mblodhën në protestë. “Nuk mund t’ju premtoj më shumë ndihma shtetërore nga buxheti federal”, u tha Lindner fermerëve në mesin e të ftohtit në portën e Brandenburgut. “Por, ne mund të luftojmë së bashku për ju që të gëzoni më shumë liri dhe respekt për punën tuaj”. Protestat kanë shtuar presionin mbi koalicionin e kancelarit olaf Scholz ndërsa përpiqet të rregullojë problemet në buxhet dhe të vendosë nën fre grupet e të djathtës ekstreme. Protestat nisën pas një vendimi të qeverisë për ti dhënë fund heqjes së taksës mbi karburantin për përdorim bujqësor, në kuadër të balancimit të buxhetit të vitit 2024, pas një vendimi të gjykatës kushtetuese në nëntor që e detyroi atë të rishikonte planet e shpenzimit. Protesta e fermerëve ka shkaktuar jo pak probleme në Berlin, me disa linja autobusësh dhe tramvajesh të mbyllura dhe me rreth 1300 oficerë policie në patrullim. Problemet e shkaktuara nga protestat dhe greva e trenave, javën e kaluar, ka dëmtuar koalicionin në pushtet në zgjedhje dhe ka bërë që alternativa për gjermaninë, e të djathtës ekstreme të shënojë rritje.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55