Zjarri pranë Marsejës është vetëm njëri prej atyre që ka goditur Francën në ditët e fundit. Në perëndim përgjatë bregdetit të Mesdheut, pranë qytetit të Narbonës, më shumë se 1,000 zjarrfikës nga i gjithë vendi po përpiqesn të shuajnë një tjetër vatër zjarri që ka përfshirë rreth 2,000 hektarë me pemë si dhe u është afruar banesave. Në fshatin Prat-de-Cest të martën në mëngjes, shumë pemë ishin të nxira ose vijonin të ishin ende nën flakë. Ndërsa shikonte kamionët e zjarrfikësve që shkonin andej-këndej, pensionistja Martine Bou tregoi se si iku nga shtëpia me macet, breshkat dhe qenin e saj të hënën pasdite për t’i shpëtuar flakëve.