Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se nuk mund të qante më pasi u bë dëshmitar i bilancit të luftës me Rusinë. Ai shtoi se ndjen urrejtje kundër rusisë, kundër ushtarëve rusë për krimet e luftës të kryera në Ukrainë. Bideot e krimeve të mundshme të luftës në Buca tronditën botën pavarësisht fushatës ruse të propagandës për të diskredituar provat.