Pezullimi i dekretit të Begajt për zgjedhjet në Tiranë, çoi në ndërprerjen e përgatitjeve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për procesin elektoral në bashkinë më të madhe në vend. Gjykata Kushtetuese do shprehet më 31 tetor sa i takon ankimimit të Erion Veliajt, por komisionerit Ilirjan Celibashi la të kuptohet se është thuajse e pamundur që më 9 nëntor kryeqyteti të shkojë drejt zgjedhjeve, pasi do të duhet të kryhen një sërë procedurash nga ngritja e komisioneve zgjedhore e deri tek regjistrimi i partive politike, koalicioneve e kandidatëve.